Ndërlidhjet

Kongresi amerikan e miraton kompromisin për buxhetin



Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar kompromisin e arritur për buxhetin, që të shmangë mbylljen e qeverisë.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i miratuan javën e kaluar kompromisin e presidentit Barak Obama dhe udhëheqësve të Kongres për shkurtimin e shpenzimeve prej 38 miliardë dollarë për vitin fiskal aktual.

Rreth një e katërta e Republikanëve dhe më shumë se gjysma e Demokratëve në Dhomën së Përfaqësuesve e kundërshtuan marrëveshjen.

Republikanët pohojnë se shkurtimi nuk është i mjaftueshëm, ndërsa Demokratët druajnë se ai do t'i cënojë amerikanët me të ardhura të ulta.
XS
SM
MD
LG