Ndërlidhjet

Siria pritet të kaplohet nga protesta të reja



Siria pritet të përfshihet sot nga protesta të reja me rastin e faljes së të premtes.

Presidenti sirian Bashar al-Asad ka bërë publik përbërjen e kabinetit të ri dhe ka urdhëruar lirimin e të burgosurve në përpjekje për t'i ulur tensionet.

Agjencia zyrtare e lajmeve raportoi se lirimi vlen për ata që u arrestuan në valën e fundit të protestave, por organizatat për të drejtat e njeriut thonë se dje ka patur edhe arrestime tjera në qytetin Dera.

Një grup për të drejtat e njeriut thonë se 200 vetë janë vrarë deri tash në protestat.
XS
SM
MD
LG