Ndërlidhjet

Kina bën thirrje për koncept të ri të sigurisë në Azi



Presidenti i Kinës Hu Xhintao ka bërë thirrje për një formulë të re të sigurisë në Azi.

Hu u tha pjesëmarrësve në një takim rajonal në Kinën jugore se besimi i ndërsjellë, barazia dhe koordinimi duhet të jenë shtylla e konceptit të ri.

Duke nënvizuar dialogun dhe koordinimin, ai tha se vendet duhet t'i zbutimin dallimet dhe të kërkojnë pika të përbashkëta.

Forumi për Azinë mbahet në ujdhesën Hainan në Detin Jugor kinez, rajon për të cilin Kina dhe disa vende tjera të Azisë juglindore kanë pretendime territoriale.
XS
SM
MD
LG