Ndërlidhjet

logo-print

Banka Botërore: Rritja e çmimeve, kërcënim për të varfërit


Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zelik, ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të ushqimit përbën "kërcënimin më të madh" për njerëzit e varfër anembanë botës.

Zelik i bëri këto komente në hapje të takimit pranveror të Bankës Botërore në Uashington.

Çmimet e ushqimit në botë janë rritur për 36 % krahasuar me vitin e kaluar, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore.

Kjo rritje e çmimeve i ka shtyrë rreth 44 milionë njerëz nën kufirin e varfërisë që është 1.25 dollarë në ditë.

Banka tha se çmimet e misrit dhe drithërave janë shtrenjtuar për 74 respektivisht 69 përqind krahasuar me vjet, ndërsa çmimet e orizit kanë mbetur stabile.

Zelik tha se shkaktarë të rritjes së çmimeve pjesërisht janë trazirat në botën arabe, të cilat i quajti "faktor nxitës" krahas papunësisë së përhapur.
XS
SM
MD
LG