Ndërlidhjet

Bashkëpunim parlamentar Kosovë - Belgjikë



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është takuar me homologun e Parlamentit e Belgjikës, André Flahaut.

Në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira midis dy parlamenteve, kryetarët e të cilëve edhe më parë kanë këmbyer vizita zyrtare.

Krasniqi dhe Flahaut janë pajtuar që të thellohen marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve, dhe kanë theksuar nevojën e formimit të grupeve parlamentare të miqësisë dhe të takimeve të deputetëve të të dyja parlamenteve, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG