Ndërlidhjet

logo-print

Gaza: Zbulohet trupi i aktivistit italian



Zyrtarët e sigurisë e kanë zbuluar trupin e një aktivisti propalestinez, i cili ishte rrëmbyer në Rripin e Gazës.

Italiani Vitorio Arrigoni ishte rrëmbyer nga një grup ekstremist salafi i afërt me Al Kaidën.

Ata ishin kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk liroheshin anëtarët e këtij grupi, të cilët ishin arrestuar nga lëvizja islamiste Hamas, e cila qeveris në Gaza.

Një zëdhënës i Hamasit tha se trupi i italianit ishte gjetur në një shtëpi të braktisur disa orë pasi ishte rrëmbyer të enjten.

Zyrtarët e sigurisë thanë se dy persona janë arrestuar.

Ministria e Jashtme e Italisë e dënoi aktin duke e quajtur "vrasje barbare".
XS
SM
MD
LG