Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Indonezi. 17 të plagosur



Të paktën 17 persona janë plagosur në një sulm vetëvrasës gjatë faljes së të premtes në një xhami në Indonezi, e cila ndodhej brenda kompleksit të policisë.

Në mesin e të plagosurve është edhe shefi i policisë lokale të qytetit perëndimor Kirebon.

Indonezia, vend me popullsi më të madhe myslimane në botë, ka qenë skenë e disa sulmeve të mëdha nga militantët islamistë në 10 vitet e fundit, përfshirë sulmin me bombë në Bali në vitin 2002, ku u vranë 202 njerëz, shumica të huaj.
XS
SM
MD
LG