Ndërlidhjet

Saleh këmbëngul në mbajtjen e pushtetit



Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka përsëritur sërish gjatë ditës se ai mbetet udhëheqësi legjitim i vendit. Saleh i ka bërë thirrje opozitës të përfshihet në dialog për të ruajtur stabilitetin e shtetit.

Ai i bëri komentet përpara mijëra mbështetësve të tij në Sana.

Raportohet se 125 veta kanë vdekur gjatë përleshjeve me forcat e rendit dhe mbështetësit e Salehit që nga fillimi i protestave të studentëve dhe opozitës.

Udhëheqësit fisnorë dhe fetarë të Jemenit i kanë bërë thirrje presidentit aktual të largohet menjëherë.
XS
SM
MD
LG