Ndërlidhjet

logo-print

Klinton përsërit mbështetjen për Kosovën



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i ka uruar rizgjedhjen kryeministrit Hashim Thaçi.

Në mesazhin e urimit Klinton vlerëson angazhimin e Prishtinës në dialogun me Serbinë, si një nga mënyrat që ndihmon përmbushjen e aspiratave euro-atlantike të Kosovës.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Kosovës për të realizuar të drejtat dhe përgjegjësitë e saj si anëtare sovrane dhe e pavarur e bashkësisë ndërkombëtare", thuhet në mesazhin e shefes së diplomacisë amerikane.
.
XS
SM
MD
LG