Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia e quan të papranueshëm vendimin e Hagës



Kroacia e ka quajtur "të papranueshëm" vendimin e Gjykatës së Hagës e cila dënoi me 24 vite burg gjeneralin kroat Ante Gotovina dhe me 18 vite burg Mlladan Markaçin. I akuzuari i tretë Ivan Çermak u lirua nga të gjitha akuzat.

Të tre personat akuzoheshin për vrasje, dëbime dhe persekutim të serbëve gjatë fushatës ushtarake në fund të luftës së viteve 1991 - 1995 në Kroaci.

Në operacionin Stuhia të zhvilluar në vitin 1995 u vranë mbi 300 serbë dhe 200 mijë të tjerë u dëbuan nga Krajina, territor kroat. Kjo zonë nga viti 1991 ishte nën kontrollin e rebelëve serbë.

Prokuroria tha se gjeneralët kishin krijuar një strukturë kriminale së bashku me ish presidentin kraot , Franjo Tuxhman për të dëbuar serbët nga Krajina në mënyrë të përhershme.

Veteranët kroatë të luftës kanë lajmëruar mbajtjen e një proteste masive kundër vendimit të shtunën.
XS
SM
MD
LG