Ndërlidhjet

NATO-ja në pritje të aeroplanëve shtesë për sulmet në Libi



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, tha se nuk ka marrë ende angazhime konkrete nga vendet anëtare për më shumë aeroplanë për operacionet në Libi.

Komandantët ushtarakë të NATO-s kanë thënë se nevojiten më shumë aeroplanë për të rritur saktësinë e sulmeve ndaj forcave të Gadafit dhe për të shmangur viktimat në mesin e civilëve.

Rebelët libianë kanë bërë thirrje për më shumë sulme pasi po përballen me masakër nga forcat qeveritare.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë diskutuar sot bashkërendimin për një mision të mundshëm ushtarak të BE-së për të dërguar ndihma urgjente për rebelët e rrethuar në Misrata.
XS
SM
MD
LG