Ndërlidhjet

logo-print

Kosova ka mbetur në mes të rrugës

  • RFE /RL

Lamberto Zanier

Lamberto Zanier

Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e ndërgjegjshme të mos përsërisë në Libi gabimet e bëra gjatë ndërhyrjes në Kosovë, ka thënë shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve.

Në fillim të kësaj jave, duke folur për krizën libiane, precedenti i Kosovës është përsëritur dhe nga ministri i Jashtëm i Finlandës, Aleksandër Stub.

“Ka mësime që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i nxjerrë dhe një prej tyre është se kur merren nisma të kësaj natyre, siç janë ndërhyrjet ushtarake, është e nevojshme të kemi dhe një strategji dalëse”,
ka thënë Zanier.

Në Kosovë, ka theksuar shefi i UNMIK-ut, nuk ka pasur strategji të qartë, derisa vendimi për statusin, pas ndërhyrjes ushtarake “në vazhdimësi është shtyrë bazuar në idenë shohim e bëjmë”. “Edhe sot jemi ende duke pritur”.

“Kosovarët menduan se bashkësia ndërkombëtare, në një mënyrë apo në një tjetër, do të pranonte faktet në terren, por kemi parë rezultate të tjera”, ka theksuar Zanier.

Zanieri ka thënë se pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë.

“Me shpalljen e pavarësisë, Kosova nisi rrugën e saj, por nuk ka mundur ende t’i shkojë deri në fund. Aktualisht është e bllokuar në mes të rrugës”, është shprehur shefi i UNMIK-ut.

I pyetur për raportin e Dik Martit mbi trafikimin e organeve dhe keqtrajtimin e të burgosurve gjatë luftës në Kosovë, Zanieri ka pohuar se “gjëra që nuk janë të shkruara” në raport, por që janë të njohura për autorin, senatorin zviceran Dik Marti, “mund të përcaktojnë zhvillimin e ngjarjeve” duke çuar në rihapjen e çështjes.

Lamberto Zanier, i cili aktualisht drejton misionin e OKB-së në Kosovë është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e OSBE-së.(i.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG