Ndërlidhjet

Asadi i drejtohet qeverisë së re


Presidenti sirian pritet t’i drejtohet qeverisë së re të vendit të shtunën në kohë kur protestat që kërkojnë reforma po rriten gjithnjë e më shumë.

Qeveria e re me kryeministër, Adel Safar pritet të nis një valë reformash përfshi dhe heqjen e një ligji të emergjencës që ishte vendosur nga partia Bath e Assadit që prej marrjes së pushtetit në vitin 1963.

Mediat shtetërore kanë raportuar për një polic të vrarë gjatë protestave të së premtës në qendër të qytetit Homs. Dhjetëra mijëra persona kanë dal në rrugë të qyteteve siriane, ndërsa në disa prej tyre ka pasur edhe përleshje me policinë.

XS
SM
MD
LG