Ndërlidhjet

logo-print

Çeku dhe Byhler vizitojnë serbët e kthyer


Serbët e kthyer në fshatin Dragolec të Istogut janë vizituar nga Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku dhe Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler.

Sipas një komunikate të dërguar mediave të shtunën interesimi i dy zyrtarëve të lartë është bërë me qëllim që serbëve të kthyer t’iu tregohet përkushtimi personal i Cekut dhe Byhlerit rreth përmirësimit të kushteve të jetesës së të kthyerve.

Ministri Ceku dhe Komandanti Byhler vizituan dhe Qendrën Mjekësore të Brigadës për Reagim të SHpejtë të FSK-së në Istog e cila nga viti i kaluar ofron ndihmë mjekësore për serbët e kthyer në këtë fshat.

Një ndihmesë të tillë nga FSK tashmë e kanë kërkuar dhe fshatra të tjera të kësaj komune. Biseda në mes të zyrtarëve dhe banorëve serbë, , sipas komunikatës së KFOR-it, “ka qenë e lirë e sinqertë dhe me mjaftë emocione, ndërsa përkundër ngjarjeve tragjike në të kaluarën, ky është vendi të cilën serbët e kthyer e quajnë shtëpi”.
XS
SM
MD
LG