Ndërlidhjet

Opozita serbe mbledhë dhjetëra mijëra kundër qeverisë


Dhjetëra mijëra protestues anti-qeveritar janë mbledhur të shtunën në Beograd në një demonstratë të opozitës që kërkon zgjedhje të parakohshme për shkak të thellimit të krizës ekonomike dhe dyshimeve për korrupsion.

Përkrahësit e opozitës, jo pak prej të cilëve ishin sjellur me autobusë nga pjesë të tjera të Serbisë, mbanin flamujë serb dhe pano mbi të cilat ishin të shkruara thirrje për rrëzimin e qeverisë.

Organizatori i protestës, Partia Progresive është kërcënuar se do të vazhdojë me protesta deri në vendimin për zgjedhje të parakohshme. Qeveria e ka hedhur poshtë mundësinë e caktimit të një date për zgjedhje të reja para se vendi të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Këtë status, Serbia pritet ta marrë në vjeshtë të këtij viti.

XS
SM
MD
LG