Ndërlidhjet

Irani akuzon SHBA dhe Izraelin


Irani ka akuzuar SHBA-të dhe Izraelin për krijimin e një virusi kompjuterik të njohur me emrin “Stuxnet” me qëllim që të sabotojë programin bërthamor të Iranit.

Agjencia shtetërore IRNA ka cituar komandantin e organizatës për mbrojtje civile të Iranit, Golem Reza Xhalali duke thënë se “hetimet dhe studimet tregojnë se Stuxnet ka origjinë nga Amerika dhe regjimi Zionist”.

Stuxnet u identifikua publikisht qershorin e vitit të kaluar duke krijuar probleme të mëdha për pajisjet industriale të Iranit.

XS
SM
MD
LG