Ndërlidhjet

Afganistani dhe Pakistani së bashku për paqe me talibanët


Presidenti afgan, Hamid Karzai ka thënë se Kabuli dhe Islamabadi janë pajtuar për përpjekje të përbashkëta për paqe me talibanët. Karzai bëri komentet e tij në një konferencë të përbashkët në Kabul të shtunën me kryeministrin e Pakistanit, Jusuf Raza Gilani.

Karzai ka thënë se kryeministri i Pakistanit, shefi i stafit të ushtrisë dhe shefi i agjencisë së inteligjencës do të përfaqësojnë vendin në komisionin për paqe i cili e ka për detyrë të gjejë një mënyrë për të arritur paqe me talibanët.

Karzai gjithashtu tha se edhe Afganistani do të implementojë të njejtën ngritje të nivelit të përfaqësisë në komisione të tilla.
XS
SM
MD
LG