Ndërlidhjet

Tornado dhe stuhitë shkaktojnë viktima të reja në SHBA


Në SHBA, shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhitë në Alabama duke e rritur kështu numrin e viktimave nga tornadot dhe stuhitë në 16 në të gjithë pjesën jugore të SHBA.

Fatalitetet e mëparshme kanë ndodhur në Arkansas dhe Oklahoma. Disa stuhi të fuqishme pritet të arrijnë të shtunën në Florida, Xhorxhia, të dy pjesët e Karolinës dhe Virxhinia. Tornadot vrasin më shumë se dhjetë veta çdo vit në SHBA.

XS
SM
MD
LG