Ndërlidhjet

Nikoliq kalon 24 orë pa ujë dhe ushqim


Partia e Progresit e Serbisë ka njoftuar të dielën në mëngjes se nga ora 7 e 30 minuta kanë kaluar saktësisht 24 orë nga koha kur udhëheqësi i kësaj partie, Tomislav Nikoliq nuk pranon të ushqehet dhe as të pij ujë. Greva e Nikoliqit ka të bëjë me kërkesën e partisë së tij që të shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kërkesa deri më tash është hedhur poshtë nga pushtetarët serbë.

Siç thuhet në komunikatën e partisë më të madhe opozitare serbe, progresistët i kanë bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Boris Tadiq dhe partisë demokratike në pushtet që të marrin vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme sepse sipas kësaj partie ato nuk do të ishin zgjedhje të zakonshme, por zgjedhje për shpëtim të Serbisë.

Në të njejtën kohë, Partia e Nikoliqit e paralajmëron qeverinë se ajo do të mbajë përgjegjësi të plotë për të gjitha ndodhitë politike që do t’i ndodhin Serbisë gjatë ditëve, javëve dhe muajve në vijim, derisa siç thonë progresistët serbë, kundërshtohet dëshira e shumicës së qytetarëve të Serbisë.

XS
SM
MD
LG