Ndërlidhjet

Berluskoni ndryshon mendjen


Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, vetëm pak ditë pasi ka sygjeruar se ka mundësi që do të tërhiqet nga qeveria ka ndryshuar mendjen dhe se tash thotë se “nuk do të dorëzohet”.

Berluskoni gjithashtu tha se ai do të luftojë deri sa të jetë e nevojshme.

Kryeministri italian i cili përballet me drejtësinë me dyshimin e disa veprimtarive jo ligjore ka kritikuar sërish gjykatësit e Milanos duke thënë se ata po punojnë për të majtën dhe se tani po shpresojnë se do ta largojnë nga qeveria.

“Nuk do të jap dorëheqje. Do të jem në qeveri sado që të jetë e mundshme”, deklarojë Berluskoni i cili vazhdimisht ka hedhur poshtë çfarëdo faji për akuzat me të cilat po përballet.

“Do të jetojë 120 vjet edhepse ende nuk jam i pavdekshëm”, deklarojë me humor kryeministri 74 vjecar italian.

Sivlio Berluskoni është zgjedhur tre herë kryeministër i Italisë. Në gjykatën e Milanos, Berluskoni përballet me akuzën se ka paguar një minorene për marrëdhënie seksuale.

XS
SM
MD
LG