Ndërlidhjet

logo-print

Pak kundër referendumit të R.S. të Bosnjës


Vendimi i Kuvendit të Republikës serbe të Bosnjes për mbajtjen e referendumit është cilësuar si “sulm shumë serioz kundër Bosnjës dhe Hercegovinës” nga deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pak.

Ajo shpreson që njerëzit të cilët do të marrin pjesë në atë referendum do ta kuptojnë seriozitetin e situatës.

Në pyetjen se çka duhet të bëjë Bashkimi Evropian në këtë rast, Pak ka thënë se është tërësisht e qartë që me vendimin për referendum ka shkelje të madhe të marrëveshjes së Dejtonit.

“Përgjigja jonë në këtë pikë duhet të jetë e qartë dhe shumë e fuqishme. Nëse dikush nuk i respekton rregullat e lojës atëherë ne duhet që të mirëmbajmë rregullat e lojës. BE ka në duar të saj instrumente të sanksioneve, kryesisht financiare. Këto instrumente duhët përdorur”, tha më tej Pak.

XS
SM
MD
LG