Ndërlidhjet

Vatikan: Shënohet "e diela e palmës"


Papa Benedikti XVI ka shënuar “Të Dielën e Palmës” duke mbajtur një meshë për besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa u iu tha rreth 40 mijë njerëzve në shesh që të shohin përtej teknologjisë moderne “në kërkim për fytyrën e Zotit”.

Papa gjithashtu tha, “për vetvetën, ne jemi shumë të dobët që të ngrejmë zemërat tona në lartësinë e Zotit”.

Sipas Papa Benediktit të gjashtëmbëdhjetë, ajo çka ju duhet të krishterëve janë “duart dhe zemër të pastra dhe kërkimi i fytyrës së Zotit”.

Kjo ditë e vecantë apo e diela e palmës, shënon shkuarjen e Jezusit në Jerusalem derisa peligrinët kishin vendosur degë të palmës në rrugën nga do kalonte Krishti, vetëm pak ditë para arrestimit dhe kryqëzimit të tij..

XS
SM
MD
LG