Ndërlidhjet

EULEX suspendon zyrtarin ndërkombëtar


EULEX e ka konfirmuar lajmin se një punonjës i saj është nën hetime me akuzat për keqpërdorim të postit zyrtar.

Sipas një komunikate të dërguar mediave të dielën nga misioni evropian për sundim të ligjit ky zyrtar ndërkombëtar tashmë është suspenduar prej detyrës “ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në dëtyra të tjera brenda misionit për shkaqe sigurie”.

E njejta komunikatë njofton se të gjithë përsonat në fjalë kanë qenë pjesë e njësitit për Mbrojtje të Afërt të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të EULEX-it ndërsa suspendimi dhe transferimet janë arsyetuar si masë mbrojtëse pasi që aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij është kompromentuar.

XS
SM
MD
LG