Ndërlidhjet

Joshka Fisher nuk do t'i kthehet politikës


Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Joshka Fisher ka hedhur poshtë spekulimet se do t’i kthehet politikës pas suksesit të madhë të partisë së të gjelbërve. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Fisher ka hedhur poshtë dhe mundësinë që të kandidojë për Kancelar të Gjermanisë në zgjedhjet e vitit 2013.

“Jam i nderuar që njerëzit mendojnë se jam në gjendje për diçka të tillë” i tha Fisher tani 63 vjeçar gazetës gjermane, “Bild am Sonntag”.

Ish radikali maoist i viteve të 60-ta dhe ish shoferi i taksisë ka qenë ministër i jashtëm dhe zëvendës kancelar gjatë vieteve 1998 – 2005 kur partia e të gjelbërve ishte partneri i socialdemokratëve të Gerhard Shrëderit.

Ai udhëhoqi një Gjermani shumë paqësore në aksionin e parë ushtarak që nga viti 1945 në luftën e Kosovës gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999. Megjithatë, Fisher kundërshtojë ashpër operacionet ushtarake amerikane në Irak ku kujtohet shprehja e famshme kundërshtuese e Fisherit ndaj ish Sekretarit amerikan, Donalld Ramsfeld – “Më falni, por nuk jam i bindur”.

Joshka Fisher u largua nga politika gjermane në vitin 2006 ndërsa tani shërben si këshilltar politik në projektin e tubacionit evropian të gazit, Nabucco.

XS
SM
MD
LG