Ndërlidhjet

logo-print

Protestojnë ish punëtorët e Çernobilit


Rreth 2 mijë veteranë të operacionit të pastrimit të zonës ku kishte shpërthyer centrali bërthamor Çernobil kanë protestuar të dielën kundër ndalimit të beneficioneve dhe pensionit nga shteti.

Pak ditë para 25 vjetorit të shpërthimit të këtij centrali bërthamor, protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë e cila në mënyrë drastike i ka reduktuar pensionet dhe shërbimet mjekësore, ndërsa ndalesa të tjera pritet të ndodhin në të ardhmën e afërt.

Në vitin 1991, autoritetet sovjetike patën ofruar një pako bujare të beneficioneve për punëtorët që patën pastruar vendin e shpërthimit në Çernobil. Megjithatë, me kalimin e kohës këto beneficione janë shkurtuar ndërsa kushtet për të verifikuar se sëmundje të ndryshme kanë lidhje me shërbimin e kryer para 25 vjetësh janë ashpërsuar.

Qeveria aktuale që udhëhiqet nga Viktor Janukoviq ka njoftuar se ndalesa të tjera do të ndodhin gjatë vitit për shkak të pasojave të krizës financiare globale e cila Ukrainën e ka goditur rëndë.

XS
SM
MD
LG