Ndërlidhjet

Francë: Rihapen kufijtë për trafikun hekurudhor me Italinë


Franca i ka rihapur kufijtë e saj për trafikun hekurudhor, pasi i kishte mbyllur për një kohë të shkurtër, për t’i ndalur trenat nga Italia, që bartnin imigrantë afrikanë.

Italia protestoi te Franca ndaj kësaj mase, duke thënë se ajo paraqet shkelje të parimeve të përgjithshme evropiane.

Italia është ankuar se “është lënë e vetmuar” nga partnerët e Bashkimit Evropian, për tu marrë me mijëra imigrantë, shumica prej tyre nga Tunizia, të cilët kishin arritur në ishullin jugor, Lampedusa, gjatë muajve të fundit.

Roma i ka pajisur imigrantët me lejeqëndrim të përkohshëm, që u lejon atyre të largohen nga Italia dhe të udhëtojnë në Evropë.
XS
SM
MD
LG