Ndërlidhjet

Vendet e Gjirit Arab e akuzojnë Iranin për ndërhyrje


Vendet e Gjirit Arab e kanë akuzuar Iranin për ndërhyrje në punët e tyre rajonale me qëllim të “mbjelljes së mosmarrëveshjeve dhe shkatërrimit”.

Në një takim në Rijad, ministrat e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, kanë bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, të ndërmarrë “masa të domosdoshme” për t’i ndalur aksionet e këtilla të Iranit.

Ky këshill, që përbëhet nga Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë se “në mënyrë kategorike e kundërshton çdo ndërhyrjeje të jashtme në punët e tij dhe e fton regjimin e Iranit, që t’i ndalë provokimet”.
XS
SM
MD
LG