Ndërlidhjet

SHBA: Anëtarët e Kongresit e vizituan Irakun


Një grup i anëtarëve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, e kanë vizituar Irakun, për të shprehur përkushtimin amerikan në përpjekjet për rindërtimin e këtij vendi.

Grupi u takua me kryeministrin Nuri al-Maliki, me ambasadorin amerikan, Xhejms Xhefri, dhe me zyrtarë të lartë ushtarakë.

Delegacioni ishte fokusuar në bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë së Irakut.

Udhëheqës i delegacionit ishte kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Xhon Boner, i cili nëpërmjet një kumtese, tha se “ne duhet ta mbrojmë progresin ekonomik, politik dhe të sigurisë, që është bërë”.

Vizita u realizua gjatë fundjavës.
XS
SM
MD
LG