Ndërlidhjet

Iran: Ahmadinexhadi i akuzon SHBA-të për tensione


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, sot i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, se po dëshirojnë të krijojnë tensione ndërmjet Iranit dhe Arabëve, duke thënës e kjo përpjekje do të dështoj.

Komentet e tij u bënë gjatë fjalimit në paradën për Ditën e Ushtrisë, e cila u transmetua në televizion.

Dje, shtetet e Gjirit Arab e akuzuan Iranin për përzierje në punët e tyre.

Në Këshillin e Gjirit Arab përfshihen Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG