Ndërlidhjet

Finlandë: Sukses i partisë nacionaliste në zgjedhje


Partia e Vërtetë Finlandeze ka fituar 19% të votave në zgjedhjet parlamentare në Finlandë, duke bërë befasi, pasi prapa fituesit ka mbetur vetëm për më tepër se 1% të votave.

Kjo parti, që cilësohet si nacionaliste, me gjasë do të marrë pjesë edhe në bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës.

Kjo parti në zgjedhjet e vitit 2007 kishte fituar 4.1% të votave.

Para saj, në zgjedhjet e djeshme, u plasuan Koalicioni Kombëtar (20.4%) dhe Socialistët (19.1%).

Partia e Vërtetë e Finlandës i kundërshton ndihmat e Bashkimit Evropian për shtetet që i ka përfshirë kriza e borxheve.

Analistët thonë se rezultatet e zgjedhjeve në Finlandë mund ta pengojnë planin e BE-së për ta ndihmuar financiarisht Portugalinë.
XS
SM
MD
LG