Ndërlidhjet

Raporti: SHBA në mënyrë sekrete e mbështeti opozitën në Siri


Departamenti amerikan i shtetit në mënyrë sekrete i kishte financuar kundërshtarët e presidentit të Sirisë, Bashar Asad, thuhet në mesazhet diplomatike të dërguara nga WikiLeaks-i në të përditshmen Uashington Post.

Gazeta shkruan se mesazhet tregojnë se Departamenti amerikan i shtetit ka dërguar më se 6 milionë dollarë amerikanë, prej vitit 2006 te një grup sirian në ekzil, për ta udhëhequr kanalin satelitor Barada TV, me seli në Londër, dhe për grupet e tjera opozitare brenda Sirisë.

Uashington Posti shkruan se është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara ende po i financonin kundërshtarët e Asadit, por dokumentet e WikiLeaks-it, tregojnë se financimi ishte lënë mënjanë, së paku gjatë shtatorit të vitit 2010.

Uashington Post thotë se Departamenti amerikan i shtetit ka refuzuar ta komentoj autenticitetin e mesazheve ose të përgjigjet lidhur me financimin e Televizionit Barada.

Për më tepër se një muaj, Siria është përfshirë nga protestat kundër regjimit autoritar të Bashar Asadit.
XS
SM
MD
LG