Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmet me bomba – 5 të vrarë


Zyrtarët e sigurisë thonë se së paku dy makina-bomba kanë eksploduar afër Zonës jeshile në Bagdad, me ç’rast janë vrarë pesë vetë dhe janë plagosur më se 15 të tjerë.

Në mesin e viktimave ishin edhe disa ushtarë irakianë.

Makinat-bomba shpërthyen në pikën e kontrollit në hyrje të Zonës jeshile, që është e mbrojtur me masa të veçanta, e ku janë të vendosura ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e jashtme.

Gjatë viteve të fundit, dhuna në Irak ka shënuar rënie, por militantët ende ndërmarrin sulme në baza ditore.
XS
SM
MD
LG