Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi në ministrinë e mbrojtjes – dy të vrarë


Nga një sulm brenda ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, janë vrarë së paku dy vetë dhe janë plagosur 7 të tjerë, ka njoftuar ushtria.

Zëdhënësi ushtarak, Zaher Azimi, tha se një person i veshur me uniformë ushtarake ka hapur zjarr kundër ushtarëve brenda ministrisë.

Por, disa raporte të tjera, thonë se një sulmues vetëvrasës e ka aktivizuar eksplozivin në trupin e tij.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët. Ata thonë se sulmi ishte kryer nga persona të armatosur dhe nga sulmues vetëvrasës me bomba.

Një zëdhënës i talibanëve tha se sulmi ishte planifikuar të koincidoj me vizitën e ministrit të mbrojtjes së Francës, pasi kryengritësit besonin se ai po takohej me zyrtarë brenda ministrisë.

Zyrtarët e Francës kanë thënë se ministri Zherar Longet, nuk ishte brenda ministrisë në kohën e sulmit.
XS
SM
MD
LG