Ndërlidhjet

Lavrov në Beograd do bisedojë edhe për Kosovën



Shefi i diplomacisë së Rusisë, Sergei Lavrov do të vizitojë nesër Beogradin ku do të bisedojë me presidentin Boris Tadiq dhe homologun Vuk Jeremiq, njoftoi ministria e jashtme në Moskë.

Një nga temat e bisedimeve do të jetë edhe çështja e Kosovës, ku autoritetet serbe kanë përkrahjen e pakushtëzuar dhe parimore të Moskës, kanë theksuar burime diplomatike ruse.

Lavrov dhe zyrtarët serbë do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin dypalësh.

Me vizitën në Beograd, Lavrov e fillon turneun treditor në Ballkan, ku do të viziojë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Slloveninë.
XS
SM
MD
LG