Ndërlidhjet

Hungaria miraton kushtetutën e re



Parlamenti i Hungarisë e ka miratuar sot kushtetutën e re vetëm me votat e koalicionit të qendrës së djathtë, i cili ka shumicën e dy të tretave.

Kushtetuta e re u mirtatua me 262 vota nga kolicioni në pushtet Fidesz-KDNP, 44 deputetë votuan kundër dhe njëri abstenoi.

Socialistët dhe liberalët e bojkotuan votimin, duke pohuar se ndryshimet nuk janë bërë me konsenzus dhe do ta çimentojnë pushtetin e partisë që qeveris vendin.

Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban tha se i ka propozuar ndryshimet për ta kompletuar procesin e demokratizimit të vendit të filluar në vitin 1989, kur kollapsoi regjimi komunist.

Kushtetuta e re i kufizon pushtetin e gjykatës së lartë në çështjet e buxhetit, dhe i lejon presidentit të shpërndajë parlamentin nëse buxheti nuk miratohet deri në muajin prill.

Kushtetuta hyn në fuqi më 1 janar, 2012.
XS
SM
MD
LG