Ndërlidhjet

Shtyhet kampionati botëror i tregarëshit



Unioni Ndërkombëtar i Tregarëshit ka shtyrë kampionatin botëror që do të mbahej në Japoni për shkak të drojës nga radioaktiviteti.

Rrezatimi nga centrali bërthamor i Fukushimës e bën "shumë të rrezikshme" për shëndetin e atletëve, trajnerëve dhe ekipit shoqërues mbajtjen e garës në Jokohama më 14 maj.

Pjesë e garës ka qenë dhe noti në gjirin e Jokohamas, i cili gjendet 300km larg nga centrali bërthamor.

Më 11 mars Japonia u godit nga tërmeti dhe cunami, të cilat shkaktuan dëme të mëdha dhe në centralin bërthamor të Fukushimës.
XS
SM
MD
LG