Ndërlidhjet

Nigeri: Ndarjet fetare thellohen pas zgjedhjeve



Presidenti nigerian, Gudlak Xhonatan bëri thirrje për paqe dhe bashkim kombëtar, pas fitores në zgjedhjet presidenciale, të cilat u shoqëruan me shpërthimin e dhunës në veri.

Xhonatan mundi në garën presidenciale kandidatin mysliman Muhamadu Buhari.

Vëzhguesit ndërkombëtar i kanë cilësuar zgjedhjet si të besueshme, ndonëse mbështetësit e kandidatit humbës pretendojnë për parregullsi.

Nigeria, vend me 150 milionë banorë në perëndim të Afrikës, është e ndarë mes jugut të dominuar nga të krishterët dhe veriut me shumicë myslimane.
XS
SM
MD
LG