Ndërlidhjet

Regjimi i Gadafit premton lejimin e ndihmave për Misratan



Regjimi i Muamar Gadafit ka premtuar se do të lejojë Kombet e Bashkuara të dërgojnë ndihma humanitare në qytetin e Misratas. Misrata është i vetmi qytet në pjesën perëndimore të Libisë që vazhdon të jetë pjesërisht nën kontrollin e rebelëve.

Megjithatë, sipas zyrtares së lartë të OKB-së, Valeri Amos, regjimi nuk ka dhënë garanci se luftimet në qytetin port do të ndalojnë për të lejuar hyrjen e ndihmave ndërkombëtare.

Human Rights Watch raporton se 267 njerëz janë vrarë në Misrata gjatë shtatë javëve të fundit.

Zyrtarët thanë se rreth 1000 punonjës të huaj dhe të plagosur janë evakuuar nga Misrata të hënën nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit.
XS
SM
MD
LG