Ndërlidhjet

Iraku mbron sulmin në kampin Ashraf



Bastisja e kampit të Ashrafës, që sipas OKB-së përfundoi me 34 të vrarë, kishte për qëllim rikthimin e territorit që ishte marrë nën kontroll nga mërgimtarët iranianë, deklaroi Hoshiar Zebiari, ministër i Jashtëm i Irakut.

Operacioni i 8 prillit në kampin e Ashrafës ishte kryer nga forcat e ushtrisë irakiane.

Kampi, sipas Zebiarit, drejtohej nga organizata e nxjerrë jashtë ligjit Muxhahedinët e Popullit, e cila kërkon rrezimin e regjimit në Iran.

Zebiari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shprehu keqardhjen për vdekjet, por mohoi zërat se synimi i operacionit ishte kthimi në Iran i atyre që gjendeshin në kamp.
XS
SM
MD
LG