Ndërlidhjet

Kërkohen 740 milionë euro për Çernobilin



Në Kiev po mbahet konferenca e donatorëve për të ndërtuar një mbulesë të re në vendin ku dikur ishte centrali bërthamor i Çernobilit.

Në hapje të konferencës, Zhose Manuel Barroso tha se 740 milionë eurot duhen për të mbuluar mbetjen aktuale nga centrali, e cila momentalisht është e paqëndrueshme.

"Nuk mund të kthehemi pas dhe të parandalojmë çfarë ndodhi apo të shmangim vuajtjet njerëzore që u shkaktuan. Por mund të sigurojmë që ajo çfarë ka mbetur nga Çernobili është një mjedis më i sigurtë për rajonin dhe për të gjithë ne", tha Barroso.

Ai tha se deri tani ka marrë premtime për 470 milionë euro.
XS
SM
MD
LG