Ndërlidhjet

Hapet korridori i ri humanitar në Libi



Programi Botëror i Ushqimit njofton se ka filluar dërgimin e ndihmave përmes një korridori të ri humanitar në Libinë perëndimore.

Agjencia e OKB-së tha se korridoir do të lejojë dërgimin e ushqimeve të mjaftueshme për 50 mijë njerëz për një afat një mujor. Automjetet e ndihmave kanë kaluar kufirin libian përmes Tunizisë.

Sipas OKB-së qeveria libiane i ka premtuar punonjësve humanitarë qasje të pakufizuar në zonat që i ka nën kontroll.

Megjithatë, sipas zyrtares së lartë të OKB-së, Valeri Amos, regjimi nuk ka dhënë garanci se luftimet në qytetin port do të ndalojnë për të lejuar hyrjen e ndihmave ndërkombëtare.

Human Rights Watch raporton se 267 njerëz janë vrarë në Misrata gjatë shtatë javëve të fundit.
XS
SM
MD
LG