Ndërlidhjet

Kreu i ekipit negociator të Serbisë ka diskutuar me presidentin Boris Tadiq hapat e mëtejshëm në dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takim merrnin pjesë dhe ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviq.

Stefanoviq deklaroi pas takimit se u diskutuan mënyrat e reagimit lidhur me hapat e ardhshëm që mund të marrë secila nga palët e përfshira.

"Nuk dua të nxjerr informacione, por hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet në të ardhmen si dhe për propozimet e ndryshme", tha Stefanoviq.

Ai shtoi se "gjërat janë shumë urgjente dhe çdo lëvizje e njëanshme në Kosovë mund të vërë në pikëpyetje gjendjen e brishtë të sigurisë".

Kryenegociatori serb i ka cilësuar çështjet e diskutuara me delegacionin e Kosovës si shumë delikate, përfshirë këtu "çështjen e kartave të identitetit dhe pasaportave, lirisë së lëvizjes, furnizimin me energji elektrike për serbët në Kosovë si dhe telefoninë mobile". (i.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG