Ndërlidhjet

Norvegjia premton angazhim për njohjen e Kosovës


Thellimi i bashkëpunimit, investimet norvegjeze si dhe integrimi euroatlantik i Kosovës ishin disa nga temat që janë biseduar gjatë takimit të Ministrit të Punëve të Jashtme te Kosovës, Enver Hoxhaj me homologun e tij norvegjez, Jonas Gar Stor.

Kryediplomati norvegjez po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, ndërsa sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, pas takimit me ministrin Hoxhaj, Jonas Gar Stor ka ofruar përkrahjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës me theks të veçantë për integrimet euroatlantike.

Ndërkaq, kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj sqaroi se megjithëse Norvegjia nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, ky shtet është një vend i fuqishëm si dhe është pjesë e regjimit të vizave shengen. Për këtë arsye sipas Ministrit Hoxhaj përkrahje e Norvegjisë e cila nuk ka munguar asnjëherë do të përmirësojë marrëdhëniet e Kosovës me Brukselin me theks të veçantë sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Në fund të konferencës me gazetarë, Ministri norvegjez ka premtuar se vendi i tij “do të angazhohet që të inspirojë dhe ta bëjë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është vendim i qëlluar nga të gjitha shtetet.”
XS
SM
MD
LG