Ndërlidhjet

logo-print

Fabrika afgane dyshohet se riciklojë Kuranin në letër toaleti


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Kabul ka njoftuar të martën se tre persona janë arrestuar derisa zyrtarët po hetojnë nëse një fabrikë letre në Afganistan ka ricikluar kopje të Kuranit në letër të toaletit.

Përafërsisht 1 mijë demonstrues të zemëruar kanë mbajtur protestë duke hedhur gurë në drejtim të objektit të kësaj fabrike që gjendet në dalje të Kabulit. Pas kësaj proteste, ndërtesa e fabrikës së letrës është shkatëruar pjesërisht. Askush nuk është raportuar se është lënduar gjatë protestës.

Zëdhënësi i policisë së kryeqytetit afgan ka thënë se disa kopje të Kuranit janë gjetur në brendi të kësaj fabrike. Në anën tjetër, zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ka njoftuar se drejtori i kësaj fabrike është një nga tre persoant e arrestuar.

Muajin e kaluar, djegia e Kuranit nga një pastor amerikan kishte nxitur protesta të dhunshme në të gjithë Afganistanin, protesta këto që si pasojë patën 24 persona të vdekur, përfshi edhe një punonjës të OKB-së.
XS
SM
MD
LG