Ndërlidhjet

Bellorusi: Devalvohet rubla për t'i shpëtuar krizës


Banka qëndrore e Bellorusisë ka njoftuar të martën se ka lejuar nxjerrjen e lirë në shitje të monedhës kombëtare, me qëllim devalvimin e saj.

Zëvendës shefi i Bankës Qëndrore në Minsk, Nikolaj Luzgin ka thënë se bankat do të kenë mundësinë që ta blejnë e shesin rublin bellorus me rata që do t’i vendosin në treg të hapur.

Nxjerrja e lirë në shitje e monedhës fillimisht do të ndikojë në banka, megjithëse është ende e paqartë se si do të ndikohet niveli shitjes dhe blerjës të rublës nëpër rrugë.
Institucionet financiare ndërkombëtare deri më tash kanë bërë thirrje për devalvim të ashpër të rublës belloruse me qëllim që të përmirësohet situata në Bellorusi pas goditjes nga kriza e ashpër ekonomike.
XS
SM
MD
LG