Ndërlidhjet

Thaçi takohet me Vanekere dhe senatorë francez


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Zv kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Stiven Vanekere me të cilin ka diskutuar thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ndihma që i duhet Kosovës në proceset integruese.

Sipas komunikatës së lëshuar nga qeveria e Kosovës, “mbi frymën e vullnetit të ndërsjellë me vlera të përbashkëta, kryeministri Thaçi ka shprehur interesin e Republikës së Kosovës për të pasur marrëdhënie më aktive dhe më të ngushta me Mbretërinë e Belgjikës në të gjitha fushat me interes reciprok.”

Kryeministri kosovar ka bërë sërish ftesë investitorëve belg që të sjellin bizenset e tyre në Kosovë. Kërkesa për ndihmë e bërë shefi i qeverisë së Kosovës është pranuar nga zyrtari i lartë belgë i cili ka shtuar që qeveria e tij do të vazhdojë të mbështesë procesin e reformave të gjithanshme në Kosovë.

Gjatë ditës së martë, Kryeministri Hashim Thaçi është takuar edhe me një delegacion të senatorëve francez me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.
XS
SM
MD
LG