Ndërlidhjet

Jahjaga i kërkon ndihmë Vanekeres për njohje


Ministri i Jashtëm belg gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar edhe me shefen e shtetit, Ahtifete Jahjaga të cilën e ka përgëzuar për dëtyren e marë si Presidente e Kosovës.

Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, zëvendës kryeministri belg Stiven Vanekere, gjatë këtij takimi i ka dhënë mbështetje dialogut të filluar në mes të Kosovës dhe Serbisë, “si një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”.

Nga ana e saj, Presidentja kosovare, Jahjaga përpos të tjerave, i kërkojë kryediplomatit belg ndihmë edhe në arritjen e njohjes së shtetit kosovar nga 5 vendet anëtare të BE-së që refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG