Ndërlidhjet

EUROPOL: Zvogëlohet numri i sulmeve terroriste


Organizata e Inteligjecnës evropiane që hulumton krimin ka thënë të martën se numri i sulmeve terroriste për vitin 2010 në vendet e BE-së ka rënë për 21 përqind krahasuar me vitin 2009.

EUROPOL ka njoftuar përmes raportit vjetor se nga 249 sulme terroriste të realizuara në nëntë shtete të BE-së, shtatë persona e kanë humbur jetën.

Shumica e këtyre sulmeve, pikërisht 160 prej tyre janë bërë nga grupe seperatiste dhe vetëm tre nga grupet islamiste. EUROPOL ka sqaruar se rënia e numrit të sulmeve terroriste më së shumti i atribuohet ndalimit të veprimtarisë së organizatës baske, ETA në Spanjë.
XS
SM
MD
LG