Ndërlidhjet

Rusi dyshohet si autor i vrasjes në Nju Jork


Policia e Nju Jorkut njofton se ka dëshirë të flasë me një person në Rusi rreth vrasjes së dy vajzave ruse pas therjes me thikë.

Mediat njoftojnë se rusi Nikolai Rakosi, 56 vjeçar, dyshohet se është personi që ka vrarë Tatjana Prikhodko, 53 vjeçare dhe vajzën e saj, Larisa Prikhodko, 27 vjeçare më 16 prill.

Duket se menjëherë pas vrasjes, Rakosi është larguar drejt Moskës.

Të dy gratë kanë punuar si ndihmëse të mjekut në afërsi të lagjes Bruklin në Nju Jork.

Konsulata ruse në Nju Jork nuk e ka komentuar rastin.
XS
SM
MD
LG