Ndërlidhjet

Tërmeti dhe cunami zvogluan eksportin e Japonisë



Japonia tha se eksportet kanë rënë dukshëm muajin e kaluar për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 11 marsit dhe pasojave nga cunami, i cili i shkatërroi fabrikat dhe ndërpreu linjat e furnizimit të industrive kryesore.

Ministria e Financave tha se eksportet në mars ranë për 2.2 përqind, apo 5.87 trilion jen.

Gjithashtu është shënuar rënie e parë e importit në 16 muajt e fundit.

Ministria tha se eksporti i automjeteve u zvoglua për afro 28 përqind në muajin mars.
XS
SM
MD
LG